Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 747 prot. i AK, datë 28.12.2023 “Përqendrimi nëpërmjet fitimit të kontrollit të vetëm të BTB Holding Investments SA nga shoqëria Ultima Holding SA – Njoftim në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”.
Referuar dokumenteve të nënshkruara, palët janë:
Pala blerëse: Ultima Holding S.A. është një shoqëri financiare holding, e themeluar sipas legjislacionit të Luksemburgut, pjesë e Grupit Ultima. Grupi Ultima përbëhet kryesisht nga kompani financiare holding, me aktivitete të kufizuara biznesi në sektorin e medias dhe në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Grupi Ultima nuk është prezent dhe nuk ka realizuar xhiro në Shqipëri.
Pala shitëse: BB Holding Investment është një shoqëri holding, me objekt aktiviteti: investimi, blerja dhe marrja pjesë dhe interesa në çfarëdolloj forme qoftë, në të gjitha format e shoqërive apo entiteteve luksemburgase ose të huaja dhe të blejë nëpërmjet pjesëmarrjeve, kontributeve, opsioneve ose çdo mënyrë tjetër të gjithë titujt, sigurimet, të drejtat, interesat, patentat etj.
Shoqëria target: BTB Holding Investments S.A. është një shoqëri holding e Duferco Group, e themeluar sipas legjislacionit të Luksemburgut, aktive në katër sektorë: energji, çelik, transport dhe novacion.
Grupi Duferco është i pranishëm në Shqipëri nëpërmjet: Duferco Pobreg SHPK, Energy Plus SHPK, HEC – i Kabash Porocan SHPK, Duferco Albania SHPK dhe Duferco Shqipëria SHPK.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.