Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 02.02.2024, mori në shqyrtim 4 njoftime përqendrimi.
- Përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota nga shoqëritë AGNA SHA, LARTI – SHPK dhe FIX PRO SHPK.
- Përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë Eagle Investment SHA nga shoqëria Infinity Investment SHA.
- Përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Enerfin Sociedad de Energia SL nga shoqëria Statkraft European Wind and Solar Holding AS.
- Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë First Bank S.A. nga shoqëria Intesa Sanpaolo S.p.A.
Këto përqendrime nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksionet e synuara nuk do të sjellin ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi:
- Me Vendimin nr. 1053, datë 02.02.2024, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota nga shoqëritë AGNA SHA, LARTI – SHPK dhe FIX PRO SHPK.
- Me Vendimin nr. 1054, datë 02.02.2024, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë Eagle Investment SHA nga shoqëria Infinity Investment SHA.
- Me Vendimin nr. 1055, datë 02.02.2024, të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Enerfin Sociedad de Energia SL nga shoqëria Statkraft European Wind and Solar Holding AS.
- Me Vendimin nr. 1056, datë 02.02.2024, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë First Bank S.A. nga shoqëria Intesa Sanpaolo S.p.A.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.