Njoftim për shtyp

Sot me datë 23 nëntor u çel Konferenca Ndërkombëtare me temë “20-vjetori i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” në Shqipëri: Pavarësia dhe roli i autoritetit në reformën rregullatore, zbatimi i ligjit, advokacia dhe sfidat drejt Integrimit në Bashkimin Evropian”.

Në kuadër të promovimit të kulturës së konkurrencës dhe 20 vjetorit të rrugëtimit të Shqiperisë në mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, kjo konferencë mblodhi së bashku ekspertë të autoriteteve homologe nga rajoni dhe Evropa; përfaqësues nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor; organet rregullatore, përfaqësues nga dhomat e tregtisë, si dhe pjesëmarrës nga bota akademike dhe e biznesit.

Konferenca u përshendet nga Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Z. Denar Biba; Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Z. Eduard Shalësi; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko; Përfaqësuesi i UNDP në Shqipëri, Z. Francisco Roquette dhe Zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Shqiperi, Z Thilo Schroeder.

Gjithashtu u zhvilluan diskutime te hapura në tre panele me tema si pavarësia e institucionit dhe roli i tij në reformën rregullatore, sfidat drejt integrimit në Bashkimin Evropian,  bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zbatimi i ligjit të konkurrencës: antitrust dhe përqendrime.

Konferenca do të vazhdojë punimet nesër me ditën e dytë me panele, diskutime dhe të ftuar dhe ekspertë të  tjerë të autoriteteve homologe nga rajoni dhe Evropa.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.