Përftimi i kontrollit, nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë Vishnupriya Farms Private Limited nga shoqëria Statkraft IH Holdings AS dhe Statkraft India Private Limited.

Rasti: Përftimi i kontrollit, nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë Vishnupriya Farms Private Limited nga shoqëria Statkraft IH Holdings AS dhe Statkraft India Private Limited.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës, është depozituar shkresa nr. 492/5, datë 26.08.2022 “Njoftim përqendrimi”, ku jemi njoftuar se shoqëria Statkraft IH Holdings AS (Statkraft) dhe shoqëria Statkraft India Private Limited kanë nënshkruar “Marrëveshje për blerjen e kuotave”, datë 04.08.2022, mbi shoqërinë Vishnupriya Farms Private Limited.

Blerësi 1: Statkraft IH Holdings AS, është një shoqëri, e themeluar sipas legjislacionit të Norvegjisë, me objekt aktiviteti: Veprimtari në fushën e ndërtimit, operimit dhe furnizimit të klientëve me energji të rinovueshme.

Blerësi 2: Statkraft India Private Limited, është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të Nju Dehli, Indi. Shoqëria kryen kryesisht operacionet e saj nga Delhi.

Blerësit janë pjesë e grupit Statkraft, lider në sektorin e energjisë dhe aktori më i madh i prodhimit të hidroenergjisë së rinovueshme në Evropë.

Grupi Statkraft është i pranishëm në Shqipëri, nëpërmjet filialeve Devoll Hydropower SHA dhe Statkraft Renewables Albania SHPK, të cilët operojnë në tregun e prodhimit të energjisë elektrike.

Shoqëria Target: Vishnupriya Farms Private Limited, është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të Indisë.

Shoqëria zotërohet nga Silvergates Holdings and Investments Private Limited (99.9%) dhe një ortak: i nominuar (0.1%).

Aktualisht, veprimtaria e shoqërisë është të ndërtojë, zhvillojë, operojë dhe mirëmbajë centrale diellore, të erës, biomasës dhe hidrocentraleve në Indi në përputhje me ligjin në fuqi.

Shoqëria target nuk ka prezencë dhe nuk gjeneron xhiro në Shqipëri pasi të gjitha aktivitet e saj bazohen vetëm në Indi.

Shitësi 1: Silvergates Holdings & Investment Private Limited, është një shoqëri e themeluar, sipas legjislacionit të Indisë, shoqëri jo-qeveritare me aksione të kufizuara.

Shitësi 2: Z. Prashanth Krishnan, rezident dhe qytetar i Indisë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të Ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
Njoftim_per_shtyp_1_2

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.