Përftimi i kontrollit të përbashkët mbi shoqërinë Vianode AS nga shoqëritë ELKEM ASA, Hydro Energy Invest AS dhe Altor Fund V (Nr.1) dhe (Nr.2) AB.

Rasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët mbi shoqërinë Vianode AS nga shoqëritë ELKEM ASA, Hydro Energy Invest AS dhe Altor Fund V (Nr.1) dhe (Nr.2) AB.

Me shkresën nr.297 prot., i AK, datë 06.05.2022, “Njoftim Përqendrimi”, Autoriteti i Konkurrencës është njoftuar mbi transaksionin e përftimit të kontrollit të përbashkët mbi shoqërinë Vianode AS.

Referuar marrëveshjeve, palët në transaksion janë:

Blerësi: Hydro Energy Invest AS është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Norvegjisë. Hydro Energy Invest është pjesë e Grupit Hydro. Grupi Hydro nuk ka filiale, degë, zyra përfaqësuese apo aktivitete në Shqipëri dhe nuk ka gjeneruar të ardhura në Shqipëri për vitin 2021.

Altor Fund V (Nr.1) AB dhe Altor Fund V (Nr.2) AB është një fond kapitali privat, i cili fokusohet në investimet në ndërmarrje te mesme në tregun nordik, si dhe në investimet në rajonin gjermanofolës. Altor Fund V menaxhohet nga Altor Fund Manager AB, pjesë e Grupit Altor. Grupi Altor ka një filial në Shqipëri – Transcom Worldwide Albania SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: ofrimin e linjave elektronike ndihmë shumëgjuhëshe për klientin dhe shërbim suporti për çdo aktivitet, ofrimin e shërbimeve tregtare dhe aktiviteteve mbështetëse etj.

Shitësi: ELKEM ASA është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Norvegjisë. ELKEM ASA kontrollohet në masën 52.91% nga shoqëria Bluestar Elkem International Co. LTD., S.A, e cila është në pronësi dhe kontrollohet tërësisht nga Sinochem Holdings Co., Ltd (Sinochem Holding Group).

Sinochem Holding Group nuk ka filiale të themeluara në Shqipëri.

Target: Vianode AS është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, themeluar sipas ligjeve të Norvegjisë, një prodhues i materialeve të qëndrueshme të baterive anode, shoqëria prodhon materiale, anode aktive, me fokus në materialet sintetike me bazë grafit dhe kompozitat potencialisht silikon-grafit. Aktualisht Vianode AS është në pronësi të plotë të ELKEM ASA.

Vianode AS nuk ka filiale, degë, zyra përfaqësuese apo aktivitete në Shqipëri dhe nuk ka gjeneruar të ardhura në Shqipëri për vitin 2021.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
Njoftim_pr_shtyp_ELKEM_ASA_Hydro_Energy_Invest_AS_Altor_Fund_V_AB__Altor_Fund_V_AB_-_VianodeRasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët mbi shoqërinë Vianode AS nga shoqëritë ELKEM ASA, Hydro Energy Invest AS dhe Altor Fund V (Nr.1) dhe (Nr.2) AB.

Njoftim_pr_shtyp_ELKEM_ASA_Hydro_Energy_Invest_AS_Altor_Fund_V_AB__Altor_Fund_V_AB_-_Vianode

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.