Memorandum Mirekuptimi mes Autoritetit te Konkurrences dhe Entit Rregullator te Energjitikes.

Në daten 17.01.07 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis: Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësuar nga Kryetari Znj.Lindita MILO (LATI) dhe Entit Rregullator të Energjisë (në vijim ERE), me seli Rr.” Marsel Kashen, nr.10”,Tiranë përfaqësuar nga Titullari i tij, Z. Bujar NEPRAVISHTA. ERE është institucion i pavarur, që ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me ligjin për sektorin e energjisë elektrike dhe ka për qëllim sigurimin e kushteve për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve, sipas parametrave standard, që sigurohet përmes një tregu efiçent dhe konkurrues të energjisë duke pasur parasysh mbrojtjen e interesave të konsumatorëve nëpërmjet minimizimit të kostove të shërbimit me energji elektrike.

Qëllimi i këtij memorandumi është institucionalizimi i bashkëpunimit midis ERE dhe Autoritetit për të realizuar në zbatim të ligjit nr.9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe ligjit nr 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës” dhe akteve të tjera nënligjore, një konkurrencë të lirë dhe efektive në tregun e energjisë elektrike.

Palët ranë dakord të bashkëpunojnë, ne mbështetje të detyrimeve ligjore të ndërsjella në fushën e forcimit të konkurrencës dhe efektivitetin e tregut të energjisë elektrike, që të ndalojnë shkeljen e konkurrencës nga operatorët, duke i eliminuar ato dhe duke krijuar rregulla konkurruese dhe në mbrojtjen e interesave të konsumatorëve. Gjithashtu ata rane dakord për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve, si edhe kryerjen e studimeve dhe analizave të përbashkëta të tregut të energjisë elektrike lidhur me zhvillimin e konkurrencës dhe nevojave për rregullimet e nevojshme ligjore dhe nënligjore të tij.

Nëpërmjet këtij memorandumi shprehet vullneti dhe gatishmëria e palëve që komunikimi, shkëmbimi i informacionit dhe i te dhënave të tjera të nevojshme do të jenë një detyrim reciprok vetëm ndaj publikut dhe interesave të tij. Ky memorandum hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët përkatëse.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.