Në daten18.05.07 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis: Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësuar nga Kryetari Znj.Lindita MILO (LATI) dhe Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve (në vijim ZMQ), e perfaqsuar nga Kryetari i saj , Z. Kreshnik Spahiu, person juridik, subjekt i së drejtës publike, i pavarur dhe pa qëllime fitimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është shkëmbimi i informacionit për një zbatim sa më të mirë dhe efikas të ligjeve organike respektive.
Autoriteti dhe ZMQ do të publikojnë dhe/ose shkëmbejnë zyrtarisht të dhëna dhe informacione, në masën që lejojnë dhe detyrojnë ligjet ku bazohet ky memorandum, duke respektuar në çdo rast karakterin e tyre konfidencial.
Nëpërmjet këtij memorandumi shprehet vullneti dhe gatishmëria e drejtuesve të institucionit që komunikimi, shkëmbimi i informacionit dhe te dhena të tjera të nevojshme do të jetë një detyrim reciprok vetëm ndaj publikut dhe interesave të tij. Ky memorandum hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët përkatëse.