Autoriteti i Konkurrencës merr pjesë në tryezën e parë të rrumbullakët të krerëve të autoriteteve të konkurrencës të vendeve të Europës Juglindore.

Në Sofie, Bullgari, u realizua me sukses diskutimi në tryezën e parë të rrumbullakët të krerëve të autoriteteve të konkurrencës të vendeve të Europës Juglindore.
Kjo tryezë e rrumbullakët u zhvillua në kuadrin e SEECP – Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore.
Në këtë takim, përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve të konkurrencës së vendeve të rajonit, diskutuan për situatën e konkurrencës në vendet përkatëse. Gjithashtu, gjatë diskutimeve, u shkëmbyen përvojat më të mira për të përmirësuar punën e këtyre institucioneve.
Në përfundim të kësaj tryeze të rrumbullakët, pjesëmarrësit dolën me një deklaratë të përbashkët, ku u theksua rëndësia e një bashkëpunimi rajonal për zhvillimin e konkurrencës .
Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga krerët e autoriteteve të konkurrencës të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Moldavisë, Rumanisë, Serbisë dhe Turqisë.
Lexo për me tepër

sofia 29 may

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.