Njoftim për media

Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të organizojnë seminarin me temë “Konkurrenca në funksion të zhvillimit rajonal Shqipëri Kosovë”, me qëllim sensibilizimin e bizneseve me rregullat e konkurrencës në funksion të një tregu ekonomik rajonal të përbashkët.

Ky seminar do të zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë së Kukësit dhe në të do të marrin pjesë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kukës, Oda e Tregtisë Kosovë, Oda e Afarizmit Kosovë, si dhe komunitetet e biznesit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.