Njoftim për shtyp

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa e Sekretariatit të Energjisë në Vjenë e cila mban datën 19.10.2018 me objekt njoftimin e sjelljes potenciale antikonkurruese dhe kërkesës për investigim.

Autoriteti i Konkurrencës në bazë të kësaj shkrese ka kërkuar informacionin e nevojshëm nga vetë Sekretariati i Energjisë në Vjenë, Enti Rregullator i Energjisë, si dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Në bazë të Nenit 42 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, Sekretariati ka të drejtë të fillojë hetim paraprak kur kjo është vendosur nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës nuk ka filluar asnjë hetim deri tani lidhur me këtë çështje.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.