Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se:
Nga monitorimi i zbatimit të vendimit nr. 680, datë 14.02.2020, “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare”, vihet re se operatorët:
• Telekom Albania
• Albtelecom
kanë ndërprerë aplikimin e paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë.
Sjellim në vëmendje se në pikën II të vendimit nr. 680, datë 14.02.2019 thuhet:
“Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore”.
Vendimet e plota mund t’i gjeni duke klikuar linkun.
Vendim nr. 679, datë 14.02.2020
Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare
https://caa.gov.al/decisions/vendim-nr-679-date-14-02-2020/
Vendimi Nr. 680, Datë 14.02.2020
Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare
https://caa.gov.al/decisions/vendim-nr-680-date-14-02-2020/