Për miratimin e rregullores “Për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë”

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 489, datë 20.12.2017, vendosi miratimin e rregullores “Për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë” dhe Shfuqizimin e Vendimit nr.179, datë 02.03.2011, të Komisionit të Konkurrencës, për miratimin e rregullores “Për kategoritë e marrëveshjeve të transfertave teknologjike” pasi konstatoi se:

1. Kjo rregullore sjell sigurimin e konkurrencës efektive dhe siguri ligjore për ndërmarrjet, duke përcaktuar marrëveshjet e transferimit të teknologjisë të cilat përjashtohen nga ndalimi, vlerësimi i ndikimit të tyre në tregun përkatës si dhe evidentimi i rasteve kur këto lloj marrëveshjesh nuk përjashtohen. Marrëveshjet e transferimit të teknologjisë të lidhura ndërmjet dy ndërmarrjeve që lejojnë prodhimin e produkteve të kontraktuara u njihet e drejta e përjashtimit nga kategoria e marrëveshjeve të ndaluara. Kur ndërmarrjet, palë të një marrëveshjeje, janë ndërmarrje konkurruese, përjashtimi do të zbatohet me kusht që pjesa e kombinuar e palëve në treg të mos tejkalojë 20% të tregut përkatës të prekur. Ndërsa kur ndërmarrjet, palë të një marrëveshjeje, nuk janë ndërmarrje konkurruese, përjashtimi do të zbatohet me kusht që pjesa e tregut e secilës palë të mos tejkalojë 30% të tregut përkatës të prekur.

2. Në mjedisin shqiptar këto marrëveshje do të përmirësojnë efiçencën ekonomike të ndërmarrjeve, duke qenë se mund të reduktojnë duplikimin e kërkimit dhe zhvillimit, të rrisin nxitjen për kërkime dhe zhvillime fillestare, të nxisin inovacionin në rritje dhe të sjellin konkurrencë në tregun përkatës të prekur.

3. Shkalla e përafrimit të kësaj rregulloreje konsiderohet e Plotë me Rregulloren e Komisionit Europian (BE) nr. 316, datë 21 Mars 2014 “Për zbatimin e nenit 101(3) të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë” (32014R0316) (OJ L 93, 28.3.2014, p. 17–23).

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.