Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 854, datë 14.01.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Fabrika decje hrane d.o.o nga shoqëria Nelt CO d.o.o.

Fabrika decje hrane d.o.o, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Serbisë, me objekt aktiviteti prodhimin e ushqimit për fëmijë (ushqim për foshnjat dhe fëmijët deri në 3 vjeç), si puretë e mishit, frutave dhe perimeve, drithërat e thata etj, por gjithashtu prodhon edhe ushqime konvencionale për të rritur (lëngje dhe pure).

Nelt CO d.o.o, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Serbisë, me objekt aktiviteti shitjen me shumicë të sheqerit, çokollatave dhe ëmbëlsirave, e cila është pjesë e Grupit Nelt.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar sepse shoqëria Fabrika decje hrane d.o.o nuk ka asnjë filial dhe gjeneron të ardhura të papërfillshme në Shqipëri, duke mos patur asnjë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nga përftimi i kontrollit nëpërmjet përftimit të të shoqërisë Fabrika decje hrane d.o.o nga shoqëria Nelt CO d.o.o Beograd.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 854, datë 14.01.2022 në https://caa.gov.al/

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.