Në kuadër të luftës kundër marrëveshjeve të ndaluara në oferta në prokurimet publike, sot më datë 02.04.2019, Autoriteti i Konkurrencës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Agjencinë e Prokurimeve Publike.
AK dhe APP angazhohen të rrisin bashkëpunimin në luftën kundër karteleve në prokurimet publike si dhe në evidentimin dhe shkëmbimin e informacioneve të nevojshme në lidhje me procedurat e prokurimit që merr nën hetim ex-post.
Nëpërmjet këtij Memorandumi Mirëkuptimi, AK dhe APP forcojnë bashkëpunimin për çështje të interesit të përbashkët që lidhen me zbatimin e legjislacionit në fuqi për konkurrencën në sektorin e prokurimeve publike.