Sot, në datë 24.06.2022, Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën mori Vendimin Nr. 894, datë 24.06.2022, për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Vodafone Albania SHA në tregun e shërbimeve celulare: tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve ndërkombëtare.

Sot, në datë 24.06.2022, Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën mori Vendimin Nr. 894, datë 24.06.2022, për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Vodafone Albania SHA në tregun e shërbimeve celulare: tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve ndërkombëtare.

Nisur nga një ankesë e depozituar pranë Autoritetit të Konkurrencës, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin Nr. 862, datë 31.01.2022, me qëllim, verifikimin fillestar të pretendimeve të ngritura nga ankuesi, hapi procedurën e hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes Vodafone Albania SHA mbi abuzimin e pozitës së saj dominuese në tregun e shërbimeve celulare: tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve ndërkombëtare.
Ndërmarrja Vodafone Albania është një ndërmarrje e autorizuar si ofrues i rrjeteve/shërbimeve të komunikimeve elektronike publike dhe e autorizuar për të tranzituar trafik ndërkombëtar brenda Shqipërisë sipas parashikimeve të ligjit shqiptar në fuqi. Tregu i terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, në të cilin Vodafone Albania SHA ka pozitë dominuese në masën 100%, nuk rregullohet nga AKEP, duke përfshirë dhe tarifat e terminimit.

Referuar analizës së konkurrencës ndaj Vodafone Albania SHA në tregun me shumicë të terminimit të thirrjeve ndërkombëtar, rezulton se kjo ndërmarrje mund të ketë zbatuar kushte të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence. Kjo sjellje e cila, në rast se vërtetohet, mund të përbëjë abuzim me pozitën dominuese në kuptim të nenit 9, pika 2, shkronja (c) e ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, vlerësohet të ketë nevojë për verifikime më të thelluara nga ana e Autoriteti të Konkurrencës.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Vodafone Albania SHA në tregun e shërbimeve celulare: tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve ndërkombëtare.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 894, datë 24.06.2022 në caa.gov.al.

 

Njoftim_per_shtyp_4

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.