Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij, më datë 15.07.2022, mori në shqyrtim aplikimin e Entit Rregullator të Ujit për miratimin e nivelit tarifor për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Konispol SHA.

ERRU ka informuar Autoritetin e Konkurrencës se ka përfunduar procedurën e shqyrtimit dhe miratimit të aplikimit të ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Konsipol SHA për miratimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë, të cilat konsistojnë në ligjërimin e nivelit të tarifave të këtij shërbimi për të tre kategoritë e klientëve.

ERRU ka gjykuar të argumentuar nivelin tarifor të propozuar nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Konispol SHA. Në cilësinë e rregullatorit, lidhur me vlerësimin e kostove së arritshme të një ndërmarrje UK, ERRU përdor si bazë kostot sipas shërbimeve, duke siguruar një nivel të arsyeshëm rritje tarifash në raport me shërbimin e ofruar si dhe të cilësisë së shërbimit. Në analizën ekonomiko-financiare të saj, ERRU ka analizuar drejtë dhe ka marrë në konsideratë vetëm kostot e justifikuara të paraqitura nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Konispol SHA, të cilat përcaktojnë nevojat për të ardhura të ndërmarrjes si faktori bazë përcaktues në procesin e miratimit të tarifave si dhe ka përcaktuar objektivat e performancës tekniko-financiare të shoqërisë.

Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin Nr. 900, datë 15.07.2022, vendosi t’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit, që tarifat e ndryshuara që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Konispol SHA, të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve, të jenë të bazuara në parimin e mosdiskriminimit dhe të jenë transparente në faqen e ERRU-së.

Për më shumë shikoni Vendimin Nr. 900, datë 15.07.2022, në https://caa.gov.al/.

 

njoftim_per_shtyp_15.07.2022

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content