Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 16.12.2022, mori në shqyrtim rastin e ankimit të ndërmarrjes Star Parking Albania SHPK me objekt “kundërshtimin e vendimit nr. 921, datë 09.11.2022 “Për mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport) dhe miratimin e angazhimeve si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve për ndërmarrjen Star Parking Albania SHPK”.

Ndërmarrja Star Parking Albania SHPK ka depozituar pranë Autoritetit të Konkurrencës shkresën me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 921, datë 09.11.2022 “Për mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport) dhe miratimin e angazhimeve si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve për ndërmarrjen Star Parking Albania SHPK”.

Pas vlerësimi në tërësi të shkresës dhe pretendimeve të ndërmarrjes Star Parking Albania SHPK rezulton se gjatë procedurave hetimore, kjo ndërmarrje nuk ka depozituar pranë Autoritetit të Konkurrencës informacion të plotë dhe të saktë, në përgjigje të kërkesave të Autoritetit të Konkurrencës, duke bërë të pamundur që të realizohen procedurat hetimore sipas ligjit nr. 9121/2003. Ka qenë pikërisht për këto arsye që Komisioni Konkurrencës në zbatim të nenit 73, pika 1, germa (a) të ligjit nr. 9121/2003 ka vendosur të gjobisë ndërmarrjen Star Parking Albania SHPK.

Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 934, datë 16.12.2022 vendosi për rrëzimin e ankimit të ndërmarrjes Star Parking Albania SHPK me objekt “Kundërshtimin e Vendimit nr. 921, datë 09.11.2022 të Komisionit të Konkurrencës “Për mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport) dhe miratimin e angazhimeve si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve për ndërmarrjen Star Parking Albania SHPK”.

Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al .

 

NJOFTIM_STARPARKING_16.12.2022

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.