Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, mori Vendimin nr.866, datë 25.02.2022, për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë.

Nisur nga disa shqetësime të raportuara nga media audio-vizive, për sa i përket një rritje të çmimit të karburantit të llojit naftë dhe benzinë, Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar çmimin e karburantit naftë dhe benzinë, pranë ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit me pakicë të karburanteve, ku u konstatua se në muajt e fundit ka patur një rritje periodike të vazhdueshme të çmimit të karburantit.

Rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës në tregun e shitjes me pakicë vjen si pasojë e rritjes së çmimit në tregun e shitjes me shumicë ku përfshihen ndërmarrjet importuese të karburantit të llojit naftë dhe benzinë, si dhe ato që e blejnë me shumicë në treg të brendshëm.

Sa më lart, sjellja e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë, mund të përbejë kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës në kuptim nenit 4, pika 1 dhe nenit 9 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 866, datë 25.02.2022 në caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.