Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 13.02.2023, mori në shqyrtim dy njoftime përqendrimi të realizuar në tregun ndërkombëtar.
1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Terreal Holding S.A.S nga shoqëria Wienerberger Participations S.A.S.
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Joint – Stock Commercial Mortgage Bank “IPOTEKA – BANK” nga shoqëria OTP Bank Nyrt.
Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 959, datë 13.02.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Terreal Holding S.A.S nga shoqëria Wienerberger Participations S.A.S; dhe me Vendimin nr. 960, datë 13.02.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Joint – Stock Commercial Mortgage Bank “IPOTEKA – BANK” nga shoqëria OTP Bank Nyrt.
Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.