Njoftim për shtyp

Mbi takimin e 12-të të Nënkomitetit “Për tregun e brendshëm dhe konkurrencën,
përfshirë Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shëndetit”

Sot më datë 27 Maj 2021 u zhvillua virtualisht takimi i 12-të i Nënkomitetit BE-Shqipëri “Për tregun e brendshëm dhe konkurrencën, përfshirë mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit”, i cili është një proces i përvitshëm raportimi dhe diskutimi midis Autoritetit të Konkurrencës dhe përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Konkurrencës së Komisionit Evropian.

Autoriteti i Konkurrencës u vlerësua me nota tejet pozitive dhe u përgëzua për arritje në fushën e konkurrencës duke theksuar:

• nismat e ndërmarra për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg në drejtim të tregjeve të hetuara si tregje me impakt të drejtpërdrejtë në konsumatorin shqiptar,

• plotësimin e procesit të përafrimit të legjislacionit sekondar të konkurrencës me Aquisin e Bashkimit Evropian, i cili është përmbushur në masën 100%, në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, PKIE 2021-2023,

• rritjen dhe forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale të Autoritetit të Konkurrencës nëpërmjet rritjes së numrit të punonjësve si dhe trajnimit të stafit të ri e atij ekzistues.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content