“Mbi nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Autoritetit Federal Austriak të Konkurrencës dhe Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës”

Njoftim për shtyp

“Mbi nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Autoritetit Federal Austriak të Konkurrencës dhe Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës”

Ditën e premte, datë 12.12.2014, në Vjenë u nënshkrua memorandumi mes Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës dhe Autoritetit Federal Austriak të Konkurrencës  me qëllim për të nxitur bashkëpunimin në fushën e politikës së konkurrencës dhe zbatimit të ligjit të konkurrencës.

Marrëveshja u nënshkrua repektivisht nga Z. Theodor Thanner, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Federal Austriak të Konkurrencës dhe Znj. Lindita Milo (Lati) Kryetare e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, në prani të ambasadorit shqiptar në Austri Z. Roland Bino dhe Z. Alexander Italianer, Drejtor i Përgjithshëm për Konkurrencën në Komisionin Europian.

Sipas memorandumi dy autoritetet duke synuar krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe bazuar në parimet e barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë si dhe duke nënvizuar rolin e konkurrencës në zhvillimin real dhe efektiv të ekonomisë së tregut, kanë rënë dakort të nxisin dhe forcojnë bashkëpunimin në zbatim të ligjit dhe politikës së konkurrencës, në përputhje me legjislacionin kombëtar të Shteteve të Palëve.

Në interes të ndërsjellë të dy autoriteteve, bashkëpunimi do të realizohet në drejtimet themelore të mëposhtme: (a)shkëmbimi i informacionit mbi zhvillimet legjislative; (b)shkëmbimi i eksperiencës në fushën e hetimeve në lidhje me shkeljen e rregullave të konkurrencës, duke respektuar dispozitat e kuadrit ligjor përkatës në fuqi në të dy vendet; dhe (c) shkëmbimi i përvojës me marrëdhëniet midis autoriteteve të konkurrencës dhe agjencive rregullatore kombëtare.

Gjithashtu delegacioni i Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës mori pjesë në konferencën dy ditore të Konkurrencës mbi “Praktikat më të mira të hetimeve” si dhe “Pavarësia dhe strukturat e autoriteteve kombëtare të konkurrencës në kontekstin europian” të moderuara respektivisht nga Z. Hassan Qaqaya, shefi i Divizionit të Ligjit të Konkurrencës në UNCTAD dhe Z. Alexander Italianer, drejtor i përgjithshëm për Konkurrencën në Komisionin Europian.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.