Greqi

Presidenti i Komisionit Helen të Konkurrencës, Prof. Ioannis Lianos, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Prof. Dr. Juliana Latifi, nënshkruan më 7 shtator 2021, në Athinë dhe në Tiranë, një memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës së konkurrencës. Dokument

Spanjë

Presidentja e Komisionit Kombëtar Spanjoll për Tregjet dhe Konkurrencën, Prof. Dr. Cani Fernández Vicién, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Prof. Dr. Juliana Latifi, nënshkruan më 23 nëntor 2020, Në Madrid dhe në Tiranë, një memorandum bashkëpunimi në fushën e konkurrencës. Dokument

Kroaci

Kryetari i Autoritetit Kroat të Konkurrencës, Z. Mladen Cerovac, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Prof. Dr. Juliana Latifi, nënshkruan më 10 qershor 2019 një memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës së konkurrencës. Dokument

Maltë

Kryetarja e Autoritetit Maltez për Konkurrencën dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Inġ. Helga Pizzuto, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Prof. Dr. Juliana Latifi, nënshkruan më 3 dhjetor 2018 një Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e konkurrencës. Dokument

Turqi

Presidenti i Autoritetit Turk të Konkurrencës, Prof. Dr. Ömer Torlak, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Prof. Dr. Juliana Latifi, nënshkruan më 18 shtator 2018 një memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës së konkurrencës. Dokument

Austri

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Federal Austriak të Konkurrencës, Dr. Theodor Thanner, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Zj. Lindita Milo (Lati), nënshkruan më 12 dhjetor 2014 një memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës së konkurrencës. Document

Itali

Presidenti i Autoritetit Italian Garant të Konkurrencës dhe të Tregut, Z. Giovanni Pitruzzella, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Zj. Lindita Milo (Lati), nënshkruan më 24 korrik 2013 në Romë, dhe 10 gusht 2013 në Tiranë, një Memorandum Mirëkuptimi në fushën e politikës së konkurrencës. Dokument

Kosovë

Kryetari i Komisionit Kosovar të Konkurrencës, Z. Osman Ejupi, dhe Kryetarja e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, Zj. Lindita Milo (Lati), nënshkruan më 15 shtator 2009, në Prishtinë, një Memorandum Mirëkuptimi. Dokument

Hungari

Më 18.06.2009 Presidenti i Autoritetit Hungarez të Konkurrencës, Z. Zoltán Nagy, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Zj. Lindita Milo (Lati), nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e Konkurrencës. Dokument

Maqedoni

Më 05.12.2007 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Autoritetit të Konkurrencës i përfaqësuar nga Zj. Lindita Milo (Lati), dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës së Republikës së Maqedonisë i përfaqësuar nga Z. Cedomir Kraljevski Dokument

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content