Ky përqëndrim ka të bëjë me blerjen nga Intesa Sanpaolo S.p.A. të disa aseteve, detyrimeve dhe marrëdhënieve ligjore të Banca Popolare di Vicenza S.p.A. ( BPVI) dhe Veneto Banca S.p.A., të dyja në likuidim administrativ të detyrueshëm. Në tregun bankar shqiptar transaksioni prek vetëm Veneto Banka SHA, nëpërmjet blerjes nga ana e Intesa Sanpaolo Bank të disa aseteve, detyrimeve dhe marrëdhënieve ligjore të Veneto Banka SHA. Pas përqendrimit, pjesa e kombinuar e tregut të Veneto Banka SHA dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania SHA pritet të mos ketë ndryshime të rëndësishme, duke mbetur në nivelin rreth 13% dhe për pasojë transaksioni nuk do të sjellë ndryshime domethënëse në tregun bankar. Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 14.09.2017, me vendimin nr. 474, datë 14.09.2017 vendosi autorizimin e përqendrimit pasi nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, si rezultat i krijimit, ose forcimit të pozitës dominuese. Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.