Autorizim i përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit mbi shitjen dhe transferimin e kuotës prej 90% të ndërmarrjes Insig Jete SHA, nga Eurosig SHA tek Z.Shefqet Kastrati dhe Z.Samir Mane

Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 478 datë 26.10.2017, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit mbi shitjen dhe transferimin e kuotës prej 90% të ndërmarrjes Insig Jete SHA, nga Eurosig SHA tek z. Shefqet Kastrati dhe z. Samir Mane, pasi ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit, ose forcimit të pozitës dominuese. Nga analizat e kryera konstatohet se pas transaksionit nuk pritet të ketë ndryshime në strukturën e tregut të sigurimeve të jetës ku ushtron veprimtarinë shoqëria Insig Jeta SHA, pasi ky transaksion nuk do të shkaktojë mbivendosje horizontale të veprimtarive të palëve si dhe tregjeve të prekura.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni link- un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content