Autoriteti i Konkurrencës dhe Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për promovimin e konkurrencës së lirë dhe efektive

Tiranë, 17 nëntor 2025

Autoriteti i Konkurrencës (AK) dhe Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FDUT), kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e kulturës së konkurrencës dhe promovimin e advokacisë  së konkurrencës për studentët dhe stafin akademik.

Vizita zyrtare u zhvillua në ambientet e Autoritetit të  Konkurrencës ku morën pjesë Prof. Dr. Dorina Hoxha, Dekane e FDUT, dhe Znj. Fjoralba Caka, pedagoge e të Drejtës së Bashkimit Europian dhe Tregut të Brendshëm, nga ana e AK pritja u realizua nga Kryetari Z. Denar Biba, Anëtare e Komisionit Znj. Rezana Konomi, dhe Mimoza Kodhelaj, Drejtor.

Marrëveshja e Bashkëpunimit synon të krijojë një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushën e trajnimit, kërkimit shkencor në fushën e konkurrencës, dhe sensibilizimit mbi rëndësinë e konkurrencës efektive në ekonomi, si edhe  të krijojë mundësinë për zhvillimin e praktikave nga ana e studenteve dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta mes dy institucioneve duke përfshirë leksione të hapura, seminare dhe trajnime të ndryshme për studentët dhe stafin akademik.

Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FDUT) shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës dhe ritheksoi angazhimin për të kontribuar në edukimin e brezit të ri të profesionistëve në përputhje me standardet më të mira europiane në fushën e konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson bashkëpunimin me institucionet akademike për të edukuar profesionistët e të nesërmes mbi parimet e mbrojtjes së konkurrencës.

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content