Në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, Autoriteti i Konkurrencës, bën me dije të gjithë të rinjtë e interesuar, për hapjen e Thirrjes së X të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është ti mundësojë të rinjve një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale.