Autoriteti i Konkurrencës dhe Universiteti EPOKA nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi.

Në fokus – edukimi dhe ndërgjegjësimi i profesionistëve të ardhshëm mbi rëndësinë e konkurrencës të lirë, të ndershme dhe efektive.
 
Tiranë, 20 maj 2025 – Autoriteti i Konkurrencës dhe Universiteti EPOKA nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi me synim promovimin e konkurrencës së lirë dhe efektive nëpërmjet edukimit dhe bashkëpunimit akademik.
 
Ceremonia u zhvillua në ambientet e universitetit dhe u pasua nga një leksion i hapur mbi rolin e Autoritetit në treg, mbajtur nga Kryetari, z. Denar Biba. “Përmes këtij partneriteti synojmë të forcojmë kulturën e konkurrencës dhe të përgatisim profesionistë të rinj që kontribuojnë në një ekonomi të hapur dhe të drejtë,” u shpreh z. Denar Biba gjatë fjalës së tij.
 
Në takim morën pjesë edhe Zëvendëskryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, znj. Leida Matja, dhe Drejtoresha e Mbikëqyrjes së Tregjeve Prodhuese, znj. Mimoza Kodhelaj.
 
Marrëveshja parashikon leksione, trajnime, praktika studentore dhe projekte të përbashkëta në fushën e konkurrencës. Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Ahmet Öztaş, dhe drejtues të tjerë të institucionit mirëpritën këtë bashkëpunim.
 
Autoriteti i Konkurrencës vlerëson bashkëpunimin me institucionet akademike si mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi legjislacionin e konkurrencës.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.