Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.01.2025, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.01.2025, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi:

  • Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë STEFANI & CO SHA nga shoqëria Eurolab Internacional Grup SHPK.
  • Përqendrimi nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm indirekt nga shoqëria Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft mbi biznesin dhe asetet që përfshijnë bizneset franchised të tregtimit të motorëve të drejtuara nga STRATSTONE SPECIALIST CARS LTD.

Pas shqyrtimit të raportit të Sekretariatit të Konkurrencës, Komisioni i Konkurrencës vendosi:

  1. Me Vendimin nr. 1154, datë 01.2025, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë STEFANI & CO SHA nga shoqëria Eurolab Internacional Grup SHPK.
  2. Me Vendimin nr. 1155, datë 01.2025, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm indirekt nga shoqëria Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft mbi biznesin dhe asetet që përfshijnë bizneset franchised të tregtimit të motorëve të drejtuara nga STRATSTONE SPECIALIST CARS LTD.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content