Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit  dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve

Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar tregun e grumbullimit  dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij, datë 04.10.2024, vlerësoi të dhënat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit  dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, u vlerësua se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese. si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1114, datë 04.10.2024 vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar, hetim i cili do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2023 – 30 Shtator 2024.

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content