Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 11.07.2024, mori në shqyrtim propozimin e sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës mbi miratimin e Udhëzuesit “Për zbatimin e  ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”  për marrëveshjet kolektive në lidhje me kushtet e punës së personave të vetëpunësuar”.

Ky Udhëzim ndihmon Autoritetin e Konkurrencës që, në zbatimin e Ligjit nr. 9121/2003, të ketë parasysh edhe zbatimin e rregullave ose parimeve të tjera të kuadrit ligjor shqiptar, si dhe sqaron  kushtet në të cilat disa persona të vetëpunësuar dhe palë të tjera mund të hyjnë në negociata dhe marrëveshje kolektive pa rrezikuar të shkelin nenin 4 të Ligjit nr. 9121/2003.

Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 1093, datë 11.07.2024 vendosi miratimin e Udhëzuesit “Për zbatimin e Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” për marrëveshjet kolektive në lidhje me kushtet e punës së personave të vetëpunësuar”.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrtim aplikimin për ndryshimin e nivelit tarifor për ndërmarrjen rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec SHA.

Nga shqyrtimi dhe vlerësimi i informacionit mbi aplikimin për ndryshimin e nivelit tarifor si dhe projekt-vendimit përkatës “Mbi miratimin e ndryshimit të tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura për ndërmarrjen rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec SHA”, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 1094, datë 11.07.2024 vendosi t’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit si vijon:

  1. Tarifat e ndryshuara, që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec SHA, të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe të jenë të bazuara në parimin e mosdiskriminimit.
  2. Miratimi i ndryshimit të tarifave, të marra në shqyrtim nga KKRR, të jetë i publikuar në faqen zyrtare elektronike të ERRU-së.
  3. Të bëhen transparente në faqen zyrtare të Bashkisë Pogradec, ndërmarrjen rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec SHA seancat e zhvilluara të dëgjesës publike më palët e interesit për propozimin e ndryshimit të tarifave.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.