Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 03.11.2023, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.

  1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet blerjes së 41% të kuotave të shoqërisë Italia Trasporto Aereo S.p.A. nga shoqëria Deutsche Lufthansa Aktiengesellschaft.

Transaksioni i njoftuar krijon mbivendosje horizontale në tregun e shërbimit ajror, por për shkak të pjesës së vogël të tregut të shoqërive ajrore Lufthansa dhe ITA, ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese.

  1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Parque Eólico Litueche SpA nga shoqëria Empresa Eléctrica Pilmaiquén S.A.

Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1029, datë 03.11.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së 41% të kuotave të shoqërisë Italia Trasporto Aereo S.p.A. nga shoqëria Deutsche Lufthansa Aktiengesellschaft dhe me Vendimin nr. 1030, datë 03.11.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Parque Eólico Litueche SpA nga shoqëria Empresa Eléctrica Pilmaiquén S.A.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.