Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 28.07.2023, mori në shqyrtim rastin për vendosje gjobe ndaj shoqërisë AIR BP ALBANIA SHA për deklarim të të dhënave të paplota dhe të pasakta.

Në kuptim të nenit 55 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe Rregullores “Për zbatimin e procedurave të përqendrimit të ndërmarrjeve”, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar dhe vlerësuar dokumentacionin e dosjes së depozituar nga shoqëria AIR BP ALBANIA SHA nga ku u konstatua se kjo shoqëri nuk ka deklaruar në mënyrë të saktë datën e lidhjes së marrëveshjes.

Nga dokumentacioni i depozituar vlerësohet shkelja e shoqërisë AIR BP ALBANIA SHA është e natyrës administrative, pasi deklarimi i të dhënave të pasakta në zbatim të nenit 55, përbën shkelje të lehtë të ligjit nr. 9121/2003 dhe në zbatim të nenit 73, pika 1 germa b) të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vendos gjobë në masën jo më shumë se 1% të xhiros totale të vitit paraardhës financiar, mbi ndërmarrjet apo grupimet e ndërmarrjeve nëse japin të dhëna të pasakta, të paplota ose të rreme në njoftimet, sipas neneve 12 e 49 të këtij ligji, ose të dhëna dhe dokumente plotësuese të pasakta e të paplota, sipas nenit 55 të këtij ligji.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 1005, datë 28.07.2023 vendosi për depozitim të të dhënave të paplota dhe të pasakta në kuptim të nenit 55 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të gjobisë shoqërinë AIR BP ALBANIA SHA në masën 3,000,000 lekë (tremilion) lekë.

Gjithashtu gjatë së njëjtës mbledhjeje Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrtim dhe rastin e përqendrimit të shoqërive Eólica CQN Uno SpA dhe Eólica CQN Dos SpA nga shoqëria Empresa Eléctrica Pilmaiquén S.A.

Përqendrimi i njoftuar nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve  të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë asnjë ndryshim dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me me Vendimin nr. 1006, datë 28.07.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive Eólica CQN Uno SpA dhe Eólica CQN Dos SpA nga shoqëria Empresa Eléctrica Pilmaiquén S.A.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.