Autorizimi i përqëndrimit të realizuar nëpërmjet blerjes së disa aseteve, detyrimeve dhe marrëdhenieve ligjore të ndërrmarjes Veneto Banca S.p.A nga Intesa Sanpaolo S.p.A.

Ky përqëndrim ka të bëjë me blerjen nga Intesa Sanpaolo S.p.A. të disa aseteve, detyrimeve dhe marrëdhënieve ligjore të Banca Popolare di Vicenza S.p.A. ( BPVI) dhe Veneto Banca S.p.A., të dyja në likuidim administrativ të detyrueshëm. Në tregun bankar shqiptar transaksioni prek vetëm Veneto Banka SHA, nëpërmjet blerjes nga ana e Intesa Sanpaolo Bank të disa aseteve, detyrimeve dhe marrëdhënieve ligjore të Veneto Banka SHA. Pas përqendrimit, pjesa e kombinuar e tregut të Veneto Banka SHA dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania SHA pritet të mos ketë ndryshime të rëndësishme, duke mbetur në nivelin rreth 13% dhe për pasojë transaksioni nuk do të sjellë ndryshime domethënëse në tregun bankar. Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 14.09.2017, me vendimin nr. 474, datë 14.09.2017 vendosi autorizimin e përqendrimit pasi nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, si rezultat i krijimit, ose forcimit të pozitës dominuese. Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.