Autorizim i përqëndrimit të realizuar nëpërmjet shitjes dhe transferimit të aksioneve të ndërmarrjes Jordan d.o.o tek Telekom Slovenija d.d.

Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 480, datë 09.11.2017 vendosi të autorizojë përqëndrimin e realizuar nëpërmjet shitjes dhe transferimit të aksioneve të ndërmarrjes Jordan d. o. o. tek Telekom Slovenija d. d., pasi ky përqëndim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit, ose forcimit të pozitës dominuese.
Nga analizat e kryera nga AK konstatohet se pas transaksionit nuk pritet të ketë ndryshime pasi të dy palët në marrëveshje ushtrojnë aktivitet në tregje të ndryshme dhe asnjë prej tyre nuk ushtron aktivitet në territorin e Shqipërisë. Telekom Slovenije d.d. realizon të ardhura vetëm nga shërbimi roaming dhe shërbimet e telefonisë fikse me shumicë për inter-operatorët ndërkohë që Jordan d.o.o. nuk realizon të ardhura në Shqipëri.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni link-un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.