Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.499, datë 15.02.2018 “Për përjashtimin nga ndalimi të marrëveshjes së lidhur midis shoqërive të sigurimit për kartonin jeshil”, vendosi të përjashtojë nga ndalimi marrëveshjen e bashkëpunimit mes ndërmarrjeve të sigurimit lidhur me shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil.
Përjashtimi është dhënë me kushte dhe detyrime në bazë të nenit 50, pika 2 e ligjit nr. 9121/2003, me qëllim që të ketë konkurrencë të mjaftueshme në tregun përkatës dhe marrëveshja të mos kufizojë produktin apo shitjet, të mos ndajë tregun dhe klientët të mos bien dakord për primet e shitjes.
Afati i përjashtimit të marrëveshjes në zbatim të rregullores së Komisionit Evropian 267/2010, “Mbi aplikimin e nenit 101(3) të TFEU për kategoritë e marrëveshjeve, vendimeve dhe praktikave në sektorin e sigurimeve” dhe rregullores “Për zbatimin e nenit 6, të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës ndaj disa kategorive të marrëveshjeve, vendimeve dhe praktikave në sektorin e sigurimeve” është dhënë për një periudhë 2 (dy) vjeçare.
Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.