Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 14.04.2023, mori në shqyrtim përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë NIRA Dynamics AB nga shoqëria CARIAD SE.

Në përfundim të analizës së konkurrencës, u vlerësua se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për rrjedhojë, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 974, datë 14.04.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë NIRA Dynamics AB nga shoqëria CARIAD SE.

Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

 

Njoftim_per_shtyp_14_prill_2023_perqendrim

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.