Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 26.04.2023, mori në shqyrtim tre njoftime përqendrimi të realizuara në tregun ndërkombëtar.

1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë METRO FARMACI SHPK nga shoqëria DELTA HOLDING SHPK.
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë AVICENA SHPK nga shoqëria DELTA HOLDING SHPK.
3. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë DELTA PHARMA-AL SHPK nga shoqëria DELTA HOLDING SHPK.
Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 977, datë 26.04.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë METRO FARMACI SHPK nga shoqëria DELTA HOLDING SHPK; me Vendimin nr. 978, datë 26.04.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë AVICENA SHPK nga shoqëria DELTA HOLDING SHPK; dhe.Vendimin nr. 979, datë 26.04.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë DELTA PHARMA-AL SHPK nga shoqëria DELTA HOLDING SHPK.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

njoftim_per_shtyp_26_-4_2023

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.