Me vendim nr. 542, datë 04.09.2018 “Për marrjen e masave të përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve agro-ushqimore në qytetin e Tiranës” Komisioni i Konkurrencës, duke patur parasysh që ndërmarrja EKMA ABANIA ka një pozitë dominuese në treg dhe është e vetme në ofrimin e shërbimit për dhënien me qira të ambienteve për magazinim dhe tregtimin e produkteve agro-ushqimore në qytetin e Tiranës, ka konkluduar se ndodhemi përballë një situate urgjence, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg.
Për këto arsye Komisioni i Konkurrencës vendosi:
I. Ndalimin e abuzimit me pozitën dominuese të shoqërisë EKMA ALBANIA SHA;
II. Marrjen e masës së përkohshme ndaj ndërmarrjes EKMA ALBANIA SHPK me qëllim rivendosjen e konkurrencës në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve agro-ushqimore në qytetin e Tiranës, konkretisht:
2. Qiradhënësi të aplikojë çmime të arsyeshme të orientuara drejt kostos dhe çmimit mesatar të qirasë të zonës gjeografike;
3. Qiradhënësi të jetë transparent në detajimin e zërave dhe vlerave përkatëse që përfshihen në faturën e qirasë së ambientit;
4. Ndërmarrja EKMA ALBANIA SHPK të ndalojë menjëherë faturimin mbi çmimin ligjor të miratuar nga institucionet kompetente (faturuar nga OSHEE dhe UKT);
5. Çmimi i qerasë të negociohet në fillim të lidhjes së kontratës dhe të jetë i qëndrueshëm deri në përfundim të afatit të kontratës, në favor të qiramarrësit, duke lejuar atë të krijojë një qëndrueshmëri financiare.
III. Ndërmarrja EKMA ALBANIA SHPK, brenda afatit 30 ditor nga marrja dijeni e vendimit të Komisionit të Konkurrencës të paraqesë pranë Autoritetit të Konkurrencës Kontratën e rishikuar të qirasë, në zbatim të pikave të mësipërme.
IV. Në rast se ndërmarrja EKMA ALBANIA SHPK nuk ndërpret shkeljen e nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003 dhe nuk vepron në përputhje me detyrimet dhe brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore të vitit financiar paraardhës, deri sa ndërmarrja EKMA ALBANIA të veprojë në përputhje me këtë vendim, në zbatim të nenit 76, pika 1, germa (a) dhe (c) të Ligjit Nr. 9121/2003.
Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link- un më poshtë.