Advokacia e Konkurrencës

Advokaci e konkurrencës quajmë aktivitetet e kryera nga Autoriteti i Konkurrencës në lidhje me promovimin e një mjedisi konkurrues me anë të mekanizmave jo-zbatues të ligjit, veçanërisht me anë të marrëdhënieve me ente të tjera qeveritare dhe me rritjen e ndërgjegjësimit publik për përfitimet që vijnë nga konkurrenca.

Autoriteti i Konkurrencës i ka kushtuar një rëndësi të veçantë këtij aspekti të veprimtarisë së tij, duke e konsideruar edhe një nga shtyllat e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Në këtë kuadër, Autoriteti i Konkurrencës ka rritur vazhdimisht bashkëpunimin me entet e ndryshme publike, veprimtaria e të cilëve mund të ketë ndikim në konkurrencë. Ky bashkëpunim është realizuar me anë të memorandumeve të mirëkuptimit, organizmit të tryezave të përbashkëta në nivel ekspertësh dhe të bordeve vendimmarrëse, nëpërmjet takimeve për të ndarë shqetësimet apo opinionet midis drejtuesve të institucioneve etj. Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi janë realizuar një sërë rekomandimesh nga Komisioni i Konkurrencës si në tregun e energjisë elektrike dhe atë të gazit, në tregun e komunikimit elektronik, prokurimet publike, tregun e sigurimeve, etj. Më shumë për këtë aspekt të veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës mund të gjendet në raportet vjetore të institucionit.

Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu i ka kushtuar një rëndësi të madhe edhe rritjes së ndërgjegjësimit publik për përfitimet që vijnë nga konkurrenca apo rritjen e kulturës së konkurrencës. Kjo është kryer me anë të botimeve të ndryshme për publikun e gjerë, mbajtjes së faqes www.caa.gov.al , pjesëmarrjes në emisione e debate televizive, deklaratave për mediat, organizimit të tryezave të rrumbullakëta me përfaqësues të bizneseve, pushtetit vendor, akademikë, studiove ligjore etj.

Më shumë informacion në lidhje me veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës për rritjen e kulturës së konkurrencës mund të gjendet në raportet vjetore të institucionit. Disa nga botimet kryesore të Autoritetit të Konkurrencës janë:

Politika e Konkurrencës;
Fjalorthi i Konkurrencës;
Buletinet e Vendimeve;
Raportet Vjetore;
Përmbledhje e Kuadrit Ligjor parësor dhe dytësor në fushën e konkurencës;
Broshurë informative “E drejta e konkurrencës dhe konsumatori” ;
Broshure informuese “Konkurrenca ne shqiperi”
Broshurë “Konkurrenca në prokurimet publike: Si të parandalohen dhe zbulohen marrëveshjet e ndaluara në prokurimet publike” ;
Fletëpalosja” Sinjalet e nje marreveshje te ndaluar ne oferta ne prokurimet publike”;
• Broshurë “Impakti i reformes rregullatore (RIA) dhe konkurrenca në tregjet e rregulluara”;
• Broshurë “Koncensionet, konkurrenca dhe rregullat e ndihmës shtetërore, një listë analitike për identifikimin e disa çështjeve kritike”.
Broshure “Vleresimi i pasojave te legjislacionit mbi konkurrencen”

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.