AK është përfitues i një projekti IPA II Twinning me titull “Further Strengthening the Competition Authority’s capacities to protect the free and effective competition in the market”, që synon të forcojë kapacitetet institucionale. Projekti pritet të fillojë implementim gjatë 2018.
Asistenca Teknike dhe Shkëmbimi i Informacionit të Komisionit Evropian (TAIEX)
TAIEX është instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian. Ky instrument ofron ekspertizën e duhur për të trajtuar çështjet në një afat të shkurtër duke bashkëpunuar me AK nëpërmjet tri mënyrave: Workshop-eve, Misionet e ekspertëve dhe Vizitave studimore. TAIEX mbështet administratat publike në lidhje me
Sofia Competition Forum (SCF)
Autoriteti i Konkurrencës (AK), si pjesë aktive e Sofia Competition Forum, merr pjesë çdo vit në forumin e organizuar prej tyre, si edhe është shpesh pjesë e buletinit që botojnë ata nëpërmjet artikujve të ndryshëm.
Observatori i Transportit për Evropën Jug-Lindore (SEETO)
AK angazhohet në mënyrë të vazhdueshme në aktivitetet e organizuar nga SEETO, duke qenë pjesë e paneleve të takimeve të grupeve të punës, duke trajtuar konkretisht aspekte të konkurrencës në lidhje me sektorin e transportit në Shqipëri.
Komuniteti i Sekretariatit të Energjisë (ECS)
AK, vijon kooperimin me Sekretariatin e Energjisë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave për tregun e energjisë në Shqipëri. AK, ka raportuar rregullisht pranë ECS, në lidhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Konkurrencës për tregun e Energjisë Elektrike dhe Tregun e Gazit Natyror në Shqipëri.
Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD)
AK bashkëpunon me OECD duke përdorur praktikat më të mira të metodologjive gjatë punës së përditshme. AK merr pjesë në aktivitetet e përvitshme të OECD, si: konferenca, forume dhe seminare duke paraqitur përvojën shqiptare. Gjithashtu AK raporton për Raportin e OECD “Competitiveness in South-East Europe: A Policy Outlook”
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD)
AK i kushton një rëndësi të madhe politikave të konkurrencës dhe ka bashkëpunim të vazhdueshëm me UNCTAD. Në Gjenevë organizohet nga UNCTAD takimi i përvitshëm i “Grupit Ndërqeveritar të Ekspertëve mbi Konkurrencën, Ligjin dhe Politikat (IGE)”. Në takimin e 17’ të IGE në datat 11-13 Korrik 2018, mori pjesë
Rrjeti Ndërkombëtar i Konkurrencës (ICN)
AK, është anëtare me të drejta të plota në Rrjetin Ndërkombëtar të Konkurrencës, që është rrjeti më i madh, i cili përfshin pothuajse të gjitha autoritetet e konkurrencës në Europë dhe botë që nga viti 2004. AK gjatë vitit 2017, ka ndërmarrë një rol më aktiv pranë ICN, duke