Zhvillimi i Misionit të Ekspertëve në kuadër të TAIEX, me temë “The linkage between e-commerce and competition policy”

Pranë Autoritetit të Konkurrencës në datat 17-19 qershor 2019 u zhvillua aktiviteti Expert Mission (mision ekspertësh) nëpëmjet instrumentit të BE-së TAIEX me temën “The linkage between e-commerce and competition policy”. Në këtë aktivitet ishin të pranishme dy përfaqësuese nga Autoriteti Austriak i Konkurrencës, Znj. Natalie Harsdorf dhe Znj. Barbara Seelos, të cilat gëzojnë eksperiencë shumëvjeçare në fushën e konkurrencës. Ky aktivitet mundësoi azhornimin e stafit në lidhje me legjislacionin e BE-së në fuqi në kuadër të tregjeve digjitale dhe ndërlidhjen e tyre me fushën e konkurrencës dhe politikat që zbatohen në funskion të saj.

Në këtë aktivitet, përgjatë tre ditëve, mori pjesë i gjithë stafi i AK me synim zgjerimin e njohurive dhe përditësimit profesional mbi legjislacionin dhe metodologjinë që duhet ndjekur gjatë trajtimit të rasteve të abuzimit me pozitën dominuese dhe marrëveshjet e ndaluara. Gjithashtu, stafi i AK u njoh më në thellësi të përmbajtjes të udhëzimeve në fuqi në lidhjet me tregtinë elektronike, tregjet digjitale (platformat e njëanshme, blockchains, shitja me pakicë në internet dhe shpërndarjet dhe shkëmbimi i ekonomisë) si dhe Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor.
Staf i AK pati mundësinë që të njihej me Rregulloret e Bashkimit Evropian në fushat e mëposhtme:

• Rregullorja e BE-së për axhendën digjitale dhe axhendën e Ballkanit Perëndimor;
• Geoblocking;
• Direktiva për whistle-blowers;
• Direktiva e BE-së 2019/1 (ECN +)

Në përfundim të misionit, u organizua edhe një punë në grup për stafin e AK duke i vënë përball një ushtrimi mbi detektimin e modeleve të bizneseve të ndryshme dhe struktura e tyre dhe qasjen në treg në këndvështrim të politikës së konkurrencës.
informacion-taiex-web

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content