Mimoza Kodhelaj
Znj. Mimoza Kodhelaj është diplomuar në degën Informatikë-Ekonomike, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në 2007, ka përfunduar studimet pasuniversitare në programin Kontrolli Menaxherial dhe Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit, në Shkollën e Menaxhimit të Mastrihtit, Holandë në vitin 2009 dhe ka titullin Master Shkencor në Studimet Ekonomike Evropiane, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Bambergut në 2011.
Përgjatë 15 viteve të fundit ajo ka punuar pranë Autoritetit të Konkurrencës (AK) në shumë funksione dhe prej vitit 2019 është Drejtoreshë e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregjeve Prodhuese. Përvoja profesionale në AK përfshin zbatimin e ligjit të konkurrencës: kryerjen e studimeve të tregut, hetimet kundër marrëveshjeve të ndaluara dhe abuzimit me pozitën dominuese,promovimin e avokacisë së konkurrencës, vlerësimin e politikave ekonomike në tregjet e rregulluara dhe përgatitjen e raporteve në lidhje me konkurrencën në përputhje me acquis të BEsë dhe TFEU. Ndër të tjera Mimoza ka një formim ndërkombëtar pasi ka pasur përvojë praktike në Komisionin
Evropian, Drejtoria e Përgjithshme e Konkurrencës, Bruksel, Belgjikë në vitin 2010, dhe ka qenë e përfshirë në shumë evente ndërkombëtare në rolin e moderatores, role model, prezantueses dhe organizatores me organizmat ndërkombëtar të OECD, ICN, TAIEX, IPA Twinning, UNCTAD etj.
Gjithashtu është angazhuar në mësimdhënie në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, ku ka zhvilluar seminaret si asistente e jashtme në lëndët Menaxhim i Sistemeve të Informacionit dhe Informatikë e përgjithshme.