Iris Karalliu

Drejtor
Znj. Iris Karalliu ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2011 dhe ka titullin Master Shkencor me Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, profili “Jurist”.

Në vitin 2013 ka përfituar titullin “Avokat” dhe në 2021 ka përfituar titullin “Ndërmjetës”.

Znj. Karalliu që prej vitit 2022 është pjesë e stafit të Autoritetit të Konkurrencës, fillimisht si Inspektore në Drejtorinë e Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore dhe nga viti 2024 drejton Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore.
Eksperiencat e saj shtrihen si në sektorin publik, me një përvojë të gjatë në fushën e shëndetësisë ku ka mbajtur pozicionet e Këshilltarit Ligjor, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve dhe Përgjegjës i Sektorit Juridik në Spitalin Universitar të Traumës, dhe në sektorin privat me eksperienca si Projekti i Trans Adriatic Pipeline (TAP).
Znj. Karalliu ka kryer kualifikime të vazhdueshme si brenda dhe jashtë vendit për të drejtën konkurrencës dhe në fusha të tjera të së drejtës dhe zotëron 3 gjuhë të huaja.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content