Dhurata Skënderi

Drejtor

Znj. Dhurata Skënderi ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në vitin 1994, në degën Financë dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në programin Master në “Administrim Publik” dhe në “Legjislacion dhe Institucione Europiane”, pranë Universitetit të Tiranës.
Znj. Skënderi ka një përvojë të gjatë profesionale në sektorin e shëndetësisë, duke punuar si përgjegjëse e Sektorit të Financës pranë Institutit të Shëndetit Publik për rreth 2 vjet dhe më pas, për 7 vjet, pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, (sot Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor) si përgjegjëse në sektorin e buxhetit, financës dhe statistikës.
Që prej vitit 2007 është pjesë e stafit të Autoritetit të Konkurrencës, fillimisht si specialiste në Sektorin e Kartelit dhe më pas si përgjegjëse e Sektorit të Analizës dhe Studimeve. Që nga viti 2017, Znj. Skënderi drejton Drejtorinë e Analizës dhe Metodologjisë së Tregjeve.
Në funksion të zhvillimit profesional, Znj. Skënderi ka kryer kualifikime të vazhdueshme në fushën e konkurrencës si brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka realizuar kualifikime ne fushën e financës dhe auditit financiar.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.