Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërive Neoen Renewables Croatia d.o.o. dhe Fazan Sol d.o.o. nga shoqëria STATKRAFT OIE d.o.o.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 128/4, datë 02.04.2024 “Njoftim përqendrimi dhe kërkesë për autorizim të përqendrimit”, ku jemi njoftuar mbi nënshkrimin e marrëveshjes së blerjes së aksioneve të shoqërive Neoen Renewables Croatia d.o.o. dhe Fazan Sol d.o.o. nga shoqëria STATKRAFT OIE d.o.o.

Referuar dokumentacionit të dorëzuar nga pala njoftuese, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse: STATKRAFT OIE d.o.o. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit kroat, pjesë e Grupit Statkraft. Aktiviteti i shoqërisë kufizohet në projektimin dhe prodhimin e energjisë elektrike, konkretisht në: transmetim, organizim tregtim, ruajtje, shpërndarje të energjisë elektrike; menaxhim i objekteve energjitike; projektim, ndërtim dhe mbikëqyrje i ekspertëve të ndërtimit; veprimtari të ekzaminimit dhe analizës teknike etj.

Grupi Statkraft është i pranishëm në Shqipëri, nëpërmjet filialeve të zotëruara tërësisht nga shoqëria Statkraft Markets B.V: Statkraft Renewables Albania SHPK dhe Devoll Hydropower SHA.

Pala shitëse:

1- NEOEN, Société Anonyme ( NEOEN SA) është një shoqëri anonime, e themeluar sipas legjislacionit francez, e angazhuar në të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me energjinë dhe mjedisin, veçanërisht në sektorët e energjisë elektrike, gazit dhe ujit etj. Shoqëria Neoen SA zotëron 100% të shoqërisë Neoen Renewables Croatia d.o.o., një nga shoqëritë target.

2- NEOEN HOLDING CROATIA I është një shoqëri aksionare, e themeluar dhe në përputhje me legjislacionin francez, me objekt aktiviteti mbajtjen e të gjitha interesave dhe pjesëmarrjeve në fondet e kapitalit neto, duke përfshirë pronësinë e plotë të kapitalit të një ose më shumë shoqërive, civile, tregtare, industriale, fianciare ose të tjera, franceze ose të huaja, të krijuara ose që do të krijohen me çdo mjet dhe në çdo formë. Shoqëria zotërohet indirekt nga NEOEN SA.

Shoqëritë Target:  

1- Neoen Renewables Croatia d.o.o. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e organizuar sipas legjislacionit të Kroacisë, me objekt aktiviteti: menaxhimi i projekteve të ndërtimit, veprimtari të ekzaminimit dhe analizës teknike; kryerja e investimeve jashtë vendit dhe dhënia e këtyre punimeve investuese personave të huaj në Republikën e Kroacisë; prodhim, transmetim, ruajtje, menaxhim, furnizim tregtim i energjisë elektrike; prodhim i pajisjeve për shpërndarjen dhe kontrollin e energjisë elektrike; projektim, prodhim, montim dhe mirëmbajtje e impianteve për prodhimin e energjisë elektrike, objekteve industriale etj.

2- Fazan Sol d.o.o. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e organizuar sipas legjislacionit të Kroacisë dhe objekt aktiviteti: menaxhimi i projekteve të ndërtimit, veprimtari të ekzaminimit dhe analizës teknike; prodhim, transmetim, ruajtje, menaxhim, furnizim, tregtim i energjisë elektrike; prodhim i pajisjeve për shpërndarjen dhe kontrollin e energjisë elektrike; projektim, prodhim, montim dhe mirëmbajtje e impianteve për prodhimin e energjisë elektrike, objekteve industriale etj.

Shoqëritë target nuk realizojnë të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });