Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Officine Maccaferri – S.P.A. nga shoqëria Ambienta SGR SPA nëpërmjet shoqërisë HoldCo 69 S.R.L..

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.176 prot., i AK, datë 15.02.2024, “Përqendrimi nëpërmjet fitimit të kontrollit të Officine Maccaferri S.P.A. nga shoqëria Ambienta SGR SPA – Njoftim në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të vetëm të shoqërisë Officine Maccaferri – S.P.A. nga shoqëria Ambienta SGR SPA.

Referuar marrëveshjes, palët në transaksion janë:

Blerësi: HoldCo 69 S.R.L. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit të Italisë më datë 30.01.2024, e krijuar për qëllim të këtij transaksioni, me kapital aksionar 10.000,00 Euro, me aksionar të vetëm TopCo 69-Bis S.R.L. dhe me objekt aktiviteti: Kryerja e veprimtarisë së marrjes, mbajtjes dhe administrimit të aksioneve dhe interesave në shoqëri italiane dhe të huaja, me qëllim investimin e qëndrueshëm, etj.

HoldCo 69 S.R.L. është një filial i zotëruar nga Ambienta SGR SPA, i krijuar për qëllim të realizimit të transaksionit të propozuar. Pas finalizimit të transaksionit të propozuar kontrolli i target do të transferohet te Ambienta SGR SPA (nëpërmjet filialit të saj HoldCo 69 S.R.L). Si rezultat i transaksionit të propozuar, target do të zotërohet në mënyrë të tërthortë 100% nga Ambienta SGR SPA.

Ambienta SGR SPA (Ambienta Societa Gestion Del Risparmio Società Per Azioni)  është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë më datë 12.06.2007, me kapital aksionar 1,579,000.00 Euro dhe me objekt aktiviteti: Ofrimi i shërbimit të menaxhimit te kursimeve kolektive i arritur nëpërmjet promovimit, krijimit dhe organizimit të organizatave të investimit,etj. Portofoli i saj përfshin shoqëri që operojnë në sektorët e energjisë së rinovueshme, biokarburanteve, efiçencës së energjisë, zbutjes së ndotjes dhe menaxhimit të burimeve të mbetjeve dhe ujit.

Ambienta SGR SPA nuk ka asnjë filial, por realizon xhiro në Republikën e Shqipërisë.

Target : Officine Maccaferri – S.P.A., është një shoqëri aksionare e themeluar sipas ligjeve të Italisë, regjistruar më datë 19.02.1996 në regjistrin e shoqërive të Bolonjës, me kapital themeltar 34.000.000,00 Euro (425,000 aksione të zakonshme). Officine Maccaferri – S.P.A. së bashku me filialet e tij të kontrolluara në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë është i angazhuar në kërkimin, projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve inovative për infrastrukturën, minierat, kontrollin e lumenjve dhe mbrojtjen e mjedisit. Target u ofron klientëve të tij shumëllojshmëri produktesh në një gamë të gjerë tregjesh që mund të klasifikohen në kategoritë: (i) Rrjetë me rrotullim të dyfishtë; (ii) Gjeosintetikë; (iii) Mbrojtja nga rënia e shkëmbinjve dhe strukturat e rrjetave të borës; (iv) Tunelizim; (v) Produkte të tjera.

Në Shqipëri shoqëria Officine Maccaferri – S.P.A. operon nëpërmjet filialit të saj Maccaferri Balkans SHPK, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar më datë 26.11.2009, me objekt aktiviteti: Prodhimin dhe tregtimin e produkteve me përdredhje të dyfishtë (si gabione, materase dhe rrjeta), i rrjetave në formë unazore dhe tregtimin e produkteve gjeosintetike të përdorura për të zgjidhur problemet në lidhje me kontrollin e erozionit, stabilizimin e terrenit, mbrojtjen nga rënia e gurëve, projekte infrastrukture në sektorë si rrugë, hekurudha, lumenj, kanale, landfille, mbrojtje bregdetare dhe ndërtime civile në territorin e Shqipërisë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe në çdo vend tjetër të përcaktuar nga Organi i Administrimit (“Territori”), etj.

Officine Maccaferri – S.P.A. zotërohet aktualisht 100% nga shoqëria OM TopCo S.à r.l.

Shitësi: OM TopCo S.à r.l. është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Dukatit të Madh të Luksemburgut, e regjistruar në regjistrin tregtar dhe të shoqërive tregtare të Luksemburgut me nr. B 268378. Kapitali i shoqërisë OM TopCo S.à r.l. zotërohet plotësisht nga Grupi Ad-Hoc.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });