Rasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë RESITY TECHNOLOGIES d.o.o. nga shoqëritë Messer SE & Co. KGaA dhe DELTA HOLDING DOO BEOGRAD.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 726 prot., i AK, datë 20.12.2023 “Përqendrimi nëpërmjet fitimit të kontrollit të RESITY TECHNOLOGIES d.o.o. nga Messer SE & Co. KGaA  – Njoftim në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë RESITY TECHNOLOGIES d.o.o. nga shoqëritë Messer SE & Co. KGaA dhe DELTA HOLDING DOO BEOGRAD.

Referuar dokumenteve të nënshkruara, palët janë:

Pala blerëse: Messer SE & Co. KGaA është një shoqëri komandite, e themeluar sipas ligjeve të Republikës Federale të Gjermanisë, me objekt aktiviteti: zhvillimi, prodhimi dhe tregtimi i gazeve të të gjitha llojeve; makinerive, impianteve, pajisjeve dhe materialeve ndihmëse, veçanërisht për prodhimin, lëngëzimin, ndarjen dhe pastrimin e gazeve dhe përzierjeve të gazit, si dhe ruajtjen, tregtimin, matjen, testimin, kontrollin dhe aplikimin e gazeve; gazeve mjekësore dhe pajisjeve laboratorike; si dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me aktivitetet e mësipërme.

Shoqëria Messer SE & Co. KGaA është pjesë e Grupit Messer, një grup global shoqërish aktive në prodhimin dhe shpërndarjen e gazrave industrialë, specialë dhe mjekësorë.

Grupi Messer është i pranishëm në Shqipëri përmes shoqërisë së kontrolluar, Messer Albagaz SHPK.

Pala shitëse: DELTA HOLDING DOO BEOGRAD është një shoqëri me përgjëgjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, me aktivitetet kryesor kontabiliteti, mbajtja e bilanceve financiare, auditimi dhe konsulenca tatimore.

Target: RESITY TECHNOLOGIES d.o.o. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, aktive në fushën e shërbimeve të konsulencës profesionale në fushën e teknologjisë. Ai ofron mbështjetje ndër-industriale për module dhe platforma të shumta SAP (sistemet, aplikacionet dhe produktet), duke i mbështetur kryesisht klientët në Bashkimin Evropian me ekspertë dhe konsulentë të rinj SAP, të përshtatur për nevojat e tyre.

Zhvillimi i vazhdueshëm përmes Akademisë SAP të shoqërisë siguron trajnime, edukim dhe certifikim SAP për konsulentët. Ai siguron angazhim në projekte të ndryshme, që siguron njohuri dhe ekspertizë të nevojshme për të adresuar siç duhet nevojat e partnerëve.

RESITY TECHNOLOGIES d.o.o. ka prani të kufizuar në tregun përkatës në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe  12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });