Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 26.04.2024, mori në shqyrtim dy çështje.

  1. Përqendrimi lidhur me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë RESITY TECHNOLOGIES d.o.o. nga shoqëria Messer SE & Co. KGaA dhe DELTA HOLDING DOO BEOGRAD.

Pjesa e tregut e shoqërisë Messer Albgaz do të mbetet e pandryshuar edhe pas përqendrimit dhe përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

  1. Fillimin e procedurave të kontrollit të përqendrimeve mbi rastin e krijimit të ndërmarrjes së përbashkët Grabova Hydropower SHPK nga ortakët themelues të saj, shoqëria GR Albania SHPK, shoqëria Agna SHA dhe shoqëria Alb-Star SHPK, si dhe transaksionin e shitjes së kuotave të shoqërisë Alb-Star SHPK tek shoqëria Gjoka Konstruksion SHA.

Rasti i krijimit të ndërmarrjes Grabova Hydropower SHPK nga shoqëritë Agna SHA, GR Albania SHPK dhe Alb-Star SHPK, si dhe transaksioni i shitjes së kuotave të shoqërisë Alb-Star SHPK tek shoqëria Gjoka Konstruksion SHA nuk janë njoftuar pranë Autoritetit të Konkurrencës, brenda afatit të përcaktuar në nenin 12, pika 2 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 59 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pasi vëren shkelje në detyrimin për njoftim, fillon me nismën e vet procedurat për kontrollin e përqendrimeve.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1074, datë 26.04.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin lidhur me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë RESITY TECHNOLOGIES d.o.o. nga shoqëria Messer SE & Co. KGaA dhe DELTA HOLDING DOO BEOGRAD dhe me Vendimin nr. 1075, datë 26.04.2024, vendosi fillimin e procedurës së kontrollit të përqendrimeve mbi rastin e krijimit të ndërmarrjes së përbashkët Grabova Hydropower SHPK nga ortakët themelues të saj, shoqëria GR Albania SHPK, shoqëria Agna SHA dhe shoqëria Alb-Star SHPK dhe fillimin e procedurës së kontrollit të përqendrimeve mbi transaksionin e shitjes së kuotave të shoqërisë Alb-Star SHPK tek shoqëria Gjoka Konstruksion SHA.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });