Pyetje-Përgjigje
Në rastet kur konkurrenca ndikon në çmimet, në tregje specifike atëhere Autoriteti i Konkurrencës mund të ketë ndikim në ndryshimin e çmimeve. Inflacioni merr parasysh nivelin e përgjithshëm të çmimeve nëpër një ekonomi. Konkurrenca joefektive ndikon në rritjen e çmimeve, por nuk rezulton se rritja e çmimeve është domosdoshmërisht rezultat i konkurrencës joefektive. Autoriteti i Konkurrencës nuk vendos çmime. Çmimet e Autoritetit të Konkurrencës janë shpesh të orientuara nga tregu dhe vendosen bazuar në mënyrën se si të tjerët i vendosin çmimet e produkteve dhe shërbimeve në treg. Pra, shitësi merr një vendim bazuar në çmimet e vendosura nga konkurrentët e tij. Çmimet ndërmjet konkurrentëve mund të mos jenë domosdoshmërisht të njëjta.
Fushat e zbatimit të ligjit të Autoritetit të Konkurrencës janë ndërmarrjet dhe grupimet e ndërmarrjeve, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ndikojnë ose mund të ndikojnë në treg. Gjithashtu të gjitha subjektet e përcaktuara në këtë pikë, që e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për ato që e ushtrojnë veprimtarinë jashtë këtij territori, nëse pasojat e kësaj veprimtarie ndihen në tregun e brendshëm.
Jo, ky ligj nuk zbatohet për marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve dhe për marrëdhëniet që janë objekt i një kontrate kolektive ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave
Palë të treta ose të interesuara për çështje që lidhen me kufizime, shtrembërime ose pengime të konkurrencës, paraqesin pranë Autoritetit të Konkurrencës ankesa a njoftime për këto konstatime. Autoriteti ruan dhe garanton mbetjen anonim të ankuesit, sa herë që ky i fundit e kushtëzon një gjë të tillë.
Ankesa duhet të jetë e plotësuar në gjuhën Shqipe, sipas Formularit që gjendet në faqën e web-it të Autoritetit të Konkurrencës. Ankesa mund të dërgohet ne emailn zyrtar të AK, nëpërmjet postës ose duke u paraqitur në institucionin e AK. Ankesa e plotësuar dhe, nëse është e mundur, kopja elektronike e saj, dorëzohet në Sekretariat. Ankuesi duhet gjithashtu të paraqesë një version jo-kofidencial të ankesës në qoftë se konfidencialiteti është deklaruar për çdo pjesë të ankesës.
Autoriteti, me nismën e tij, me kërkesën e Kuvendit ose me kërkesën e institucioneve rregullatore të sektorëve përkatës, mund të kryejë një hetim të përgjithshëm në një sektor të ekonomisë, nëse ngurtësia e çmimeve ose rrethana të tjera të bëjnë të mendosh se konkurrenca në treg kufizohet ose shtrembërohet. Gjithashtu Sekretariati, me miratimin e komisionit, mund të fillojë hetimin paraprak, me nismën e tij, me ankesë të palëve të interesuara ose të treta, për kufizime, shtrembërime apo pengime të konkurrencës. Sekretariati fillon hetimin paraprak, sa herë që kërkohet nga komisioni.
Për përcaktimin e masës së gjobës merren parasysh rëndësia dhe kohëzgjatja e shkeljes. Fitimi i paligjshëm i ndërmarrjeve në sajë të shkeljeve të këtij ligji, përbën masën minimale të gjobës, kur është e mundur të llogaritet ose të vlerësohet në mënyrë objektive.
Një ndërmarrjeje, të përfshirë bashkë me të tjerat në një marrëveshje të ndaluar, sipas nenit 4, mund t’i jepet lehtësimi, i plotë ose i pjesshëm, nga gjobat, nëse ajo ndihmon në zbulimin dhe ndalimin e marrëveshjes së ndaluar, si dhe në përcaktimin e personave përgjegjës, duke siguruar të dhëna, të pazotëruara më parë nga Autoriteti. Ndërmarrjet nën hetim këshillohen nga ana e Komisionit për mundësinë e përfitimit të lehtësimit nga gjoba nëse bashkëpunon me Autoritetit sipas parashikimeve të Ligjit dhe kësaj rregulloreje. Në rastin e një vendimi, Komisioni mund të japë lehtësim nga gjobat në përpjesëtim me kontributin e dhënë për zbardhjen, zbulimin dhe ndalimin e shkeljes, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në këshillën për lehtësim.
Kundër vendimeve të Komisionit të Konkurrencës për vendosjen e sanksioneve mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për vendimin. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të parashikuar.