Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 05.12.2023, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.

  1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm nga shoqëria CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co., Ltd mbi asetet e Biznesit të turbinave me gaz të MAN Energy Solutions SE.
  2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Volvo Business Services International AB dhe Renault s.a.s.

Përqendrimet nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1034, datë 05.12.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm nga shoqëria CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co., Ltd mbi asetet e Biznesit të turbinave me gaz të MAN Energy Solutions SE dhe me Vendimin nr. 1035, datë 05.12.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Volvo Business Services International AB dhe Renault s.a.s.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });